Presion nga Erdogan? Skënder Brucaj: Ja pse u tërhoqa nga gara për kreun e KMSH

Përpara nisjes së votimit në garën për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka mbajtur një fjalë hapëse drejtuesi i saj aktual, Skënder Brucaj, i cili ka treguar arsyet e tërheqjes nga gara për një mandat të dytë.

Brucaj me një vendim surprizë u largua mbrëmjen e djeshme nga gara, teksa në media ishte përfolur për presion konstant nga Turqia ndaj tij. Sipas “Albeu.com” tërheqja e Bruçajt erdhi për shkak të presionit të Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët synojnë të vendosin në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk.

Erdogan duket se ka pasur edhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë operacion për t’ia shtuar KMSH-në ministrisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Përballë kësaj situate duket se Bruçaj ka zgjedhur që të mos bëhet shkak për dëmtimin e myslimanëve në Shqipëri përmes futjes së institucionit nën ndikimin e huaj.

Por në fjalën e tij kreu i KMSH-së nuk i komentoi këto zëra, por tha se po i hap rrugën një transformimi të këtij institucioni, duke integruar teologë të rinjë.

“Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë”, tha Brucaj.

Ai shprehur falënderime për ata interesimin e shumë njerëzve, pasi siç tha ka marrë mesazhe dhe telefonata të pafundme mbrëmjen e djeshme, ku është vlerësuar gjesti i tij.

“Unë jam vetëm njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. Duke ju uruar kandidateve suksese në garë, u drejtohem juve anëtareve te Këshillit te Përgjithshëm, qe votimi për kryetarin është i fshehte, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për ke mendoni se mund te behet me e hajrit për institucionin ne raport dhe me përgjegjësinë qe do marre dhe mos harroni, qe nesër do ju pyesë Zoti edhe për këtë zgjedhje qe do bëni. Zoti u begatoftë te gjithëve”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *